• e premte, 17 maj 2024

Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me të reshura të përkohshme lokale të shiut

Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me të reshura të përkohshme lokale të shiut

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe me të reshura të përkohshme lokale të shiut, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Të enjten dhe të premten në disa vende do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimë. Temperatura e ditës prej të enjtes do të ulet gradualisht.

Noti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të matura lokale. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për të reshura lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri të matur nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 deri 27 gradë.

Moti në Shkup do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshëm. Temperatura do të arrijë deri 26 gradë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR