Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve
- - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se prej sot, fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin mars të këtij viti.
- Post By Fitore Curri
- 14:26, 6 prill, 2026
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se prej sot, fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin mars të këtij viti.
"Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile", saktësojnë nga Ministria.
Po ashtu, shtojnë, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave. fc/
Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve