• e martë, 07 prill 2026

Debat i hapur publik mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Debat i hapur publik mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mbajti Debat Publik mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, në mbledhje morën pjesë deputetë, avokatë, gjykatës, profesorë universitarë dhe një pjesë e grupit të punës që e përgatiti këtë Ligj, ndërsa mbledhjen e hapi kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov, i cili bëri thirrje për debat të argumentuar.

Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë e arsyetoi profesoresha universitare Aleksandra Deanoska-Trendafillova, e cila është pjesë e Grupit të Punës për përgatitjen e këtij Propozim-ligji.

Ligji rregullon kompetencën, përbërjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë, bazat dhe procedurën për zgjedhjen, mandatin, ndërprerjen e mandatit dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit, si dhe bazat dhe procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorëve publikë dhe çështje të tjera që lidhen me kompetencat dhe punën e Këshillit.

Në fjalimet e tyre, pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, qëndrimet, kritikat dhe vërejtjet e tyre, ndërsa u theksua se ka hapësirë për diskutim dhe përballje dhe për të nxjerrë më të mirën nga të dyja palët në favor të zgjidhjes ligjore.

Pasi mbaroi lista e folësve, kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov, i falënderoi të gjithë për praninë e tyre, për propozimet, kritikat dhe mendimet pozitive të dhëna dhe njoftoi se debati për amendamentet e këtij Ligji do të vazhdojë më 20 prill. ls/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR