• e hënë, 23 dhjetor 2024

Video mesazh i Petrovskës për Ditën e NATO-s: Anëtarësimi në NATO është konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë globale

Video mesazh i Petrovskës për Ditën e NATO-s: Anëtarësimi në NATO është konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë globale

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot, me rastin e 4 prillit - Ditës së NATO-s, iu drejtua qytetarëve me video mesazh.

"Sot, më 4 prill, shënojmë një moment të rëndësishëm në historinë e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare – Ditën e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. 75 vjet më parë, kombet themeluese të NATO-s hodhën themelet për një organizatë që do të bëhej një gur themel i sigurisë kolektive dhe vlerave demokratike në mbarë botën. Në vitin në të cilin Maqedonia e Veriut shënon 4 vjet anëtarësim në NATO, ndërsa me aleatët në Aleancë shënojmë 75 vjet nga themelimi i saj, mund të themi se i kemi të gjitha predispozitat për të qenë një garantues i fortë i pavarësisë dhe sovranitetit tonë", thotë ministrja Petrovska.

Kjo është, shton ajo, suksesi i brezit tonë, por në atë sukses u përfshinë edhe të gjithë ata që na udhëhoqën para nesh drejt të njëjtit synim – një shtet siguria dhe stabiliteti i të cilit është i garantuar nga brenda, si dhe nga aleatët tanë.

“Si ministre e Mbrojtjes ndjej një nder dhe përgjegjësi të madhe të drejtoj mbrojtjen në këto kohë kur bashkëpunimi dhe mbrojtja kolektive janë më të rëndësishme se kurrë. Integrimi ynë në NATO nuk është vetëm konfirmim i përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet, por edhe dëshmi e gatishmërisë sonë për të kontribuar në sigurinë globale", thotë Petrovska

Thekson se ne ndajmë të njëjtin qëllim dhe vlera me aleatët në Aleancë.

"Ne kemi të njëjtin qëllim dhe mision të përbashkët me aleatët. Ne kemi të njëjtat vlera. Siguri, stabilitet, paqe, solidaritet dhe mbështetje reciproke. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të përgatitur për të përballuar sfidat e ardhshme. Vetëm përmes mbrojtjes dhe bashkëpunimit kolektiv mund të ndërtojmë paqe të përhershme dhe të qëndrueshme. Gëzuar Ditën e Unitetit Aleat, Gëzuar Ditën e NATO-s!, thekson në video-mesazh ministrja e Mbrojtjes Petrovska. ls/

Foto dhe video: Ministria e Mbrojtjes

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR