• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vetëm tre persona në botë udhëtojnë pa pasaportë

Vetëm tre persona në botë udhëtojnë pa pasaportë

Tokio, 5 mars 2024 (MIA) - Në botë ka gjithsej tre persona, të cilëve nuk ju duhen pasaportat për të udhëtuar deri në cilindo vend në planetin tonë.

Bëhet fjalë për mbretin Çarllsi i Tretë i Mbretërisë së Bashkuar, Naruhito - perandori i Japonisë dhe gruaja e tij - perandoresha Masako. Para mbretit Çarlls, atë privilegj e kishte Elizabeta e Dytë, të cilën Çarllsi e trashëgoi në fron, pasi mbretëresha e Britanisë vdiq më 8 shtator të vitit 2022.

Domethënë, ky përjashtim vlen vetëm për mbretin (ose mbretëreshën) e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo për anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike. Madje dhe mbretëresha - bashkëshortja Kamila është e obliguar të mbajë pasaportë diplomatike me vete.

Sa i përket Japonisë, në vitin 1971 autoritetet e atjeshme kanë nxjerrë një dokument, ku thuhej se ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme t'i jepet pasaportë perandorit ose perandoreshës, ose t'i nënshtroheshin atyre rregullave të udhëtimit dhe vizave si qytetarët e zakonshëm. Ky privilegj vlen vetëm për perandorin dhe perandoreshën.

Kur mbërrijnë në cilindo vend, nga perandori dhe perandoresha e Japonisë u kërkohet vetëm të tregojnë dokument nga Ministria e atij vendi, i cili njofton vendin pritës paraprakisht për arritjen e tyre. Për mbretin Çarlls, kjo detyrë i është caktuar sekretarit të tij privat, në këtë rast - ser Klajv Alderton. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR