• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendi planifikon "import" të fuqisë punëtore, në turizëm dhe ndërtimtari më shumë mungon kuadri

Vendi  planifikon

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Turizmi dhe ndërtimtaria janë sektorët që kanë më shumë mungesë për kuadër dhe për të cilët vendi tashmë po mendon të importojë fuqi punëtore.

Siç tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, “importi” i fuqisë punëtore nuk është diçka e re dhe është një proces që ekziston prej kohësh, vetëm që tani për të po flitet hapur. Është një praktikë, potencoi Bytyqi, në të gjitha vendet.

Sipas Bytyqit, është primare sigurimi i fuqisë punëtore nga tregu vendas, por, analizat tregojnë se vendit  në vit i mungojnë rreth 10 mijë punëtorë. Ai konsideron se fillimisht për “import” duhet të “përdoren” njerëzit nga rajoni. 

 Ende nuk është përcaktuar se nga do të importohen punëtorët dhe as nuk janë vendosur kuota. Në Qeveri është hapur një diskutim sepse, përmendi Bytyqi, ky është një problem aktual.

 

Речиси при крај се анализите кои треба да покажат дали ќе бидат замрзнати цените на шеќерот, јајцата и оризот, соопшти денеска вицепремиерот за економски прашања Фатмир Битиќи.
фото: МИА

"Fatkeqësisht, për një kohë të gjatë aftësitë dhe njohuritë e atyre që janë të papunë nuk pëgjigjen me nevojat e tregut të punës. Ekonomia duhet ta mbushë disi atë zbrazëtirë. Është fakt se çdo ditë ka gjithnjë e më shumë kompani që tregojnë se është shumë vështirë gjejnë fuqi punëtore nga ajo që janë regjistruar në Agjenci.  Prandaj, Qeveria është duke bërë një plan përmes Planit Operativ për punësim,  me rikualifikim, për t'i përgatitur  për tregun e punës. Por, deri atëherë ka nevojë për import të fuqisë punëtore sepse migrimi është i dukshëm, jo ​​vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në Evropë", tha Bytyqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit të ekonomisë gjermane.

Në këto moment, informon, po bisedohet me odat ekonomike se cilat degë do të importonin fuqi punëtore.

 Ai theksoi se konkurrenca është gjithmonë e shëndetshme.

 "Duhet të kuptojmë se ekonomia jonë  deri tani është zhvilluar me norma të pakënaqshme, ndërsa    për ta rregulluar atë na duhet një fuqi punëtore më konkurruese. Punëtorët po “ikin” për paga më të larta. Tek ne rroga mesatare ka arritur në 550 euro, ndërsa atje ku shkojnë të punojnë është  1.100 euro. Në vendet, ndërkaq, nga të cilat me siguri do të vijnë këtu punëtorët për në miniera, ndërtimtari, është mesatarisht 200 është 200 euro. Është një cikël natyror i lëvizjes së fuqisë punëtore për mirë", tha Bytyqi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR