• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet e NATO-s që kufizohen me Rusinë do të ngritin "mur nga dronet"

Vendet e NATO-s që kufizohen me Rusinë do të ngritin

Vilnius, 25 maj 2024 (MIA) - Gjashtë vende anëtare të NATO-s, që janë fqinje të Rusisë, u pajtuan të ndërtojnë "mur nga fluturake pa pilot" që t'i mbrojnë kufijtë e tyre nga "provokime", njoftoi mbrëmë qeveria lituaneze.

"Është një gjë krejt e re, një mur dronësh që shtrihet nga Norvegjia deri në Poloni. Qëllimi është përdorimi i dronëve dhe teknologjive të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë", tha ministrja e Punëve të Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite. Këtë ajo e deklaroi pas bisedimeve me kolegët nga vendet e tjera baltike, Estonia dhe Letonia, si dhe Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për infrastrukturë fizike, sisteme të mbikëqyrjes, por edhe për fluturake pa pilot dhe teknologji të tjera, të cilat do të na mundësojnë të mbrohemi nga provokime nga vende armiqësore dhe ta parandalojmë kontrabandën", shtoi ajo.

Krahas shpërndarjes së dronëve për ndjekjen e kufirit, ato vende do të shfrytëzonin sisteme për kapjen e fluturakeve armiqësore pa pilot.

Ministrja lituaneze nuk përmendi kornizë kohore për projektin, që ishte miratuar për shkak të shqetësimeve aktuale të sigurisë në rajon në kohë të luftës ruse në Ukrainë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR