• e diel, 22 dhjetor 2024

"Velt": Fon der Lajen shpërndau resorët e parë në Komisionin Evropian

Bruksel, 3 shtator 2024 (MIA) - Italiani Rafaele Fito në Komisionin e ri Evropian do të marrë pozitën kyçe të nënkryetarit përgjegjës për ekonominë, publikoi sot gazeta gjermane "Velt", duke cituar burime diplomatike në Bruksel.

Sipas gazetës, Fon der Lajen është që postin e nënkryetarit ekzekutiv në Komisionin Evropian me përgjegjësitë për ekonominë dhe rimëkëmbjen nga pandemia e Kovidit t'ia besoj Fitos i cili vjen nga radhët e partisë së djathtë "Vëllezërit e Italisë" (FDI) e kryeministres së Italisë, Xhorxha Meloni.

"Velt" potencon dhe se përveç Fitos, postet e nënkryetarëve në KE do të marrin edhe letonezi, Valdis Dombrovskis, francezi Tjeri Breton dhe spanjollja Tereza Ribera. Me funksion të nënkryetarit ekzekutiv në KE është edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, detyrë që në këtë rast do t'i takonte estonezes, Kaja Kalas.

Ribera e Partisë Socialiste Punëtore të Spanjës (PSOE) e cila është pjesë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), do të ishte përgjegjëse për tranzicionin, resor i cili do të përfshinte çështje që lidhen me mjedisin dhe digjitalizimin.

Sllovaku Marosh Shefçoviq do të mbante resorin për çështjet ndërinstitucionale, por nuk do të ishte më nënkryetar ekzekutiv i KE-së, çeki Jozef Sikela do të merrte resorin e energjisë, ndërsa polaku Pjotr Serafin do të merrej me çështjet buxhetore.

Ndërkohë, Negresku, i cili para dy jave u shpall si kandidat për euroikomisar, deklaroi se ndryshimi u bë pasi Fon der Lajen i kërkoi Rumanisë që t'i propozonte një grua për anëtare të Komisionit Evropian.

"Kryetarja Usurla fon der Lajen kërkoi një kandidate femër nga Rumania për të ruajtur barazinë gjinore në Komisionin Evropian. Ky ishte kriteri kryesor", deklaroi Negresku pas emërimit të Minzatu.

Me propozimin e Minzatu dhe Labib, potencialisht, Komisioni i ri Evropian mund të ketë 10 gra nga gjithsej 27 anëtarë.

Zëvendës zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Ariana Podesta dje, pa dhënë më shumë detaje, deklaroi se Fon der Lajen mbetet në pozicionin e saj për të siguruar ekuilibrin gjinor në përbërjen e ardhshme të Kolegjit të komisarëve dhe për ta arritur këtë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë liderët e vendeve anëtare.

Podesta konfirmoi dhe se Parlamenti Evropian i dërgoi ftesë Fon der Lajenit më 11 shtator për t'u paraqitur kryetarëve të grupeve parlamentare propozimin për përbërjen e ekipit të ri të komisarëve.

Pasi që, Fon der Lajen zyrtarisht do të prezantojë përbërjen e propozuar të Komisionit të ri Evropian, kandidatët për komisionarët evropianë duhet të dëgjohen dhe të mbështeten në komisionet përkatëse të komiteteve të Parlamentit Evropian, pas së cilës eurodeputetët do të votojnë për përbërjen e KE-së në një seancë plenare. Në fund Komisioni duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së. Prtet që i gjithë procesi të përfundojë në gjysmën e dytë të tetorit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR