• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Kavadar

Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Kavadar
Kavadar, 19 prill 2023 (MIA) - Një punëtor ndërtimtarie ka vdekur sot në Kavadar. Prokurori Publik i Prokurorisë Publike Themelore Kavadar ka kryer ekspertizë në vendin e sheshndërtimit për ndërtimin e një objekti privat, ku është bërë raportimi për një person që ka vdekur, i cili ka punuar si punëtor ndërtimi në skelen ndërtimore.
 
"Me qëllim të konstatimit të shkaqeve të vdekjes, prokurori publik kujdestar ka lëshuar urdhër për autopsi në trupin e të ndjerit. Gjithashtu janë dhënë urdhra verbale për pajisjen me të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me respektimin e dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë. Prokuroria Themelore Publike Kavadar vazhdon të ndërmarrë veprime për zbardhjen e ngjarjes", njofton Prokuroria.
 
Nga aty për MIA-n sqarojnë se punëtori ndërtimor nga Kavadari, i moshës 60 vjeçare, ka punuar në ndërtimin e një shtëpie private, të një investitori privat dhe të një kompanie private kontraktuese. Rastin fillimisht e kanë raportuar persona të tjerë, ndërsa një mjek në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar ka konstatuar vdekjen. Deri më tani, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë përcaktuar.
 
FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR