• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vdes lideri i Al Kaedës në Gadishullin arabik

Vdes lideri i Al Kaedës në Gadishullin arabik

Riad, 11 mars 2024 (MIA) - Dega e Al Kaedës në Gadishullin Arabik (AKGA) e njoftoi vdekjen e udhëheqësit të tij Halid bin Umar Batarfi, njoftoi sot grupi Sajd, e cila monitoron grupet ekstremiste.

Al Kaeda në Gadishullin arabik ka publikuar foto të funeralit të liderit të saj, trupi i mbështjellë me një flamur që mban emrin e organizatës xhihadiste.

Në njoftimin e Al Kaedas nuk specifikohet shkaku i vdekjes së Batarfit. Ai do të pasohet nga Sad Bin Atef El-Avlaki.

Batarfi u emërua udhëheqës i Al-Kaedës i AKGA-së në vitin 2020, pas vdekjes së paraardhësit të tij Kasim Al-Rimij. Në vitin 2018, SHBA-ja e cilësoi atë si terrorist ndërkombëtar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR