Vazhdon periudha e motit me mëngjese të ftohta, me diell gjatë ditës
- Mëngjes i ftohtë edhe sot, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 11 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:20, 10 shkurt, 2025
![Vazhdon periudha e motit me mëngjese të ftohta, me diell gjatë ditës](https://mia.mk/images/20250209223032_big_730x400_51.webp )
Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Mëngjes i ftohtë edhe sot, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 11 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në Shkup, gjithashtu, pritet mëngjes i ftohtë, gjatë ditës mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Pritet edhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Parashikohet temperatura minimale të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja të arrijë deri 9 gradë.
Sinoptikët paralajmërojnë deri të mërkurën të përqendrohet moti stabil dhe i thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa më pas temperaturat e mëngjesit të jenë në rritje graduale. Të mërkurën gjatë natës dhe të enjten, priten reshje të kohëpaskohshme lokale, kryesisht me borë. ab/
Foto: МIA arkivi