![Në ditën e sotme](https://mia.mk/images/20250209220858_big_730x400_3.webp )
10 shkurt 2025 (MIA)
1258. – Tamerlani e mori Bagdadin. Mongolët atëherë e rrënuan qytetin me ç’rast vranë rreth 10.000 banorë.
1502. – Lundruesi detar portugez Vasko de Gama u nis nga porti libanez në udhëtimin e dytë për në Indi. Pesë vite më herët Vasko de Gama e zbuloi këtë rrugë, duke lundruar rreth bregut Shpresa e Mirë.
1736. – Lufta shtatëvjeçare përfundoi me arritjen e paqes në Paris. Sipas dispozitave Franca pothujase një vit u tërhoq nga India, ndërsa Britania e Madhe u tërhoq nga Kanadaja dhe teritorret e Misisipit dhe Floridas. Spanja e mori Luzianën dhe Kubën, ndërsa e mbajti Shlezinë, të cilën e mori nga Austria.
1755. – Në Paris vdiq Sharl Monteskje, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj filozofo-politik francez. Me Volterin, Rusonë dhe Didron, është paraprijës i revolucionit francez. Në kryeveprën e tij “Fryma e ligjit” e jep teorinë për ndarjen e pushtetit, e cila edhe sot është bazë e demokracisë perëndimore parlamentare.
1837. – Në Petrograd, nga plagët e marra në dyluftimin me avanturistin francez Dantes, vdiq Aleksandar Sergejeviç Pushkin, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj rus dhe shkrimtarë botërorë. Duke u gjetur në fillimin e realizmit rus e shkroi romanin “Evgenij Onjegin”, vepër për të cilën Belinski tha se paraqet “enciklopedi të jetës ruse”. Lindi në Moskë më 6 qershor të vitit 1799.
1878. – Me nënshkrimin e Konventës në El Zanjon përfundoi kryengritja kundër autoriteteve koloniale spanjolle të Kubës. Kryengritja zgjati madje 10 vjet.
1912. – Vdiq kirurgu anglez Xhozef Lister, themelues i mjekësisë antiseptike i cili në vitin 1867 i pari e solli në kirurgji.
1918. – Vdiq gazetari dhe pacifisti italian Ernesto Teodoro Moneta, fitues i çmimit Nobël për paqe në vitin 1907. Ishte drejtor i gazetës milaneze „Il Secolo“ dhe kryetar i Kongresit ndërkombëtar për paqe në Milano në vitin 1906.
1923. – Në Munih vdiq Belhelm Konrad Rentgen, fizikant gjerman. I zbuloi rrezet “iks”, më vonë u quajtën rrezet e “rentgenit” dhe për këtë zbulim e fitoi Çmimin Nobël për fizikë. Lindi në Lepen më 27 mars të vitit 1845.
1947. – Në Paris është nënshkruar traktati paqësor në mes vendeve fituese në Luftën e Dytë Botërore me Italinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Finlandës.
1964. – Në përplasjen e dy anijeve ushtarake australiane n ishullin Xhervis u fundos kundërtorpilori “Vojaxher” me ç’rast humbën jetën më shumë se 80 marinarë.
1996. – Kompjuteri i quajtur “Thellë i kaltër”, hyri në historinë e shahut me fitoren mbi kampionin botëror Gari Kasparov.
1998. – Vdiq Moris Shuman, krijuesi i projektit për union të shteteve evropiane, i njohur si “Plani i Shumanit”, i cili njëherë ishte edhe shef i diplomacisë franceze.
2004. – SHBA sërish hapi përfaqësi diplomatike në Tripoli, Libi pas pauzës shumëvjeçare.
2004. – Kuvendi francez ndaloi në shkollat shtetërore të theksohet përkatësia fetare, duke e përfshirë edhe mbajtjen e veshjeve të cilat paraqesin besimin fetar.
2005. – Në Arabinë Saudite janë mbajtur zgjedhjet lokale, të parat në historinë e kësaj monarkie absolute islamike, ndërsa të drejtë vote kishin vetëm burrat më të vjetër se 20 vjet.
2006. – Ndërroi jetë farmaceuti dhe kimisti francez Pjer Potije, drjetues i hulumtimeve, të cilët rezultuan me prodhimin e një nga ilaçet më të prëdorura në botë “taksotera”.
2014 – Vdiq ylli hollivudian Shirli Tempël në moshën 86 vjeçare në shtëpinë e saj në Kaliforni.