• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon debati në Komision për raportet e revizionit për Onkologjinë

Vazhdon debati në Komision për raportet e revizionit për Onkologjinë

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin pas Raporteve përfundimtare të Revizorit të autorizuar shtetëror për revizion kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmoinizimit për vitin 2021 në Klinikën Universitare për radiologji dhe onkologji Shkup, institucion shëndetësor për të cilin Prokuroria Publike e ka hapur procedurë para-hetimore pas pretendimeve publike për keqpërdorim të terapive të pacientëve.

Debati në Komision ka filluar javën e kaluar, kur raportin e prezantoi revizori i përgjithshëm shtetëror, Maksim Acevski, i cili theksoi se janë konstatuar një sërë lëshimesh lidhur me funksionimin e objektit shëndetësor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në shërbimet që u ofron pacientëve.

Prokurori shtetëror Lubomir Joveski, i cili mori pjesë në një nga seancat e Komisionit, njoftoi se është e mundur në një nga vendet fqinje të ketë pasur ekspertizë për rastin.

"Është mosmirënjohëse të parashikohet se kur do të ketë aktakuzë specifike. Është mosmirënjohje të parashikosh kohën, më e rëndësishme është të arrijmë tek e vërteta, tek provat, tek personat e akuzuar dhe deri tek të dhënat e sigurta, relevante, kush çka ka bërë në veprën konkrete. Kompleksiteti i çështjes kërkon se do të ketë disa ekspertiza. Ende nuk ka vendim, ka ide që kjo të bëhet në një nga vendet fqinje dhe në përgjithësi Prokuroria asnjëherë nuk e ka parashtruar këtë çështje, kemi pasur ekspertizë edhe nga ekspertë gjermanë. Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende në kuadër të shkëmbimit të informacionit. Nëse Prokuroria ndërmerr veprime të tilla, është i qartë qëllimi i saj për ta hetuar rastin deri në fund - nëse disa barna apo furnizime mjekësore kanë përfunduar jashtë, si përfunduan dhe në çfarë mënyre, të sigurohen dëshmi të përshtatshme nga ato vende dhe në atë pjesë tani po realizohet bashkëpunimi", tha Joveski, duke theksuar se raporti i revizionit është vetëm një nga provat në rastin “Onkologjia”.

Për nesër është caktuar seanca e Komisionit anketues, të formuar nga Kuvendi, për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme politike për rastin. Deri tani para Komisionit janë përgjigjur ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR