• e mërkurë, 26 mars 2025

Varrosen anëtarët e bendit DNK që humbën jetën nga zjarri në Koçan

Varrosen anëtarët e bendit DNK që humbën jetën nga zjarri në Koçan

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Anëtarët e bendit DNK që humbën jetën në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, janë varrosur sot. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski, është varrosur në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të Artit Muzikor, Sara Projkovska, është varrosur në varrezat e Lisicës. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristi i grupit, Gjorgji Gjorgjiev, bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë.

Në varrimin e Andrej Gjorgjieskit, i cili u mbajt në ora 10:00, morën pjesë anëtarë të familjes së tij, artistë maqedonas, këngëtarë, muzikantë dhe kolegë të tij.

Varrimi i Sara Projkovskës u mbajt në varrezat në Lisicë në ora 12.

Gjorgji Gjorgjiev është varrosur në varrezat e qytetit në Strumicë. Arkivoli ishte ekspozuar në kapellën e qytetit nga ora 12:00, dhe në orën 10:00 stafi i shkollës së muzikës mbajti një seancë përkujtimore.

Në kishën në Novosellë të Shtipit, trupat e Filip Stevanovskit dhe Aleksandar Kolarovit, pjesë e grupit DNK, u ekspozuan nga ora 9 deri në 11, dhe në të njëjtën kohë, trupi i Aleksandër Efremovit, i cili gjithashtu ishte pjesë e bendit ishte i ekspozuar në kishën "Trinia e Shenjtë" në Shtip. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR