• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji optimist lidhur me mundësinë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Varheji optimist lidhur me mundësinë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji sot shprehi optimizëm lidhur me mundësinë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Varheji, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme të përbashkët dhe siguri Zhozep Borel, theksoi se ai është çdoherë optimist lidhur me anëtarësimin në BE, sepse kjo në të vërtetë është puna e tij.

"Si e parë, çdoherë jam optimist për anëtarësim në BE. kjo më është pjesë e përshkrimit të vendit të punës. Përgjigja është po. Jam absolutisht optimist. E thatë vitin 2030, këtë unë nuk mund ta them, mund të jetë më herët, mund të jetë më vonë. GJithçka varet nga reformat e kryera nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ne nga ana jonë konsiderojmë se dhamë sinjale mjaft të qarta dhe të fuqishme, nëse i shihni diskutimet e shefave tanë të qeverive dhe shteteve gjatë viteve të kaluara do të shihni se zgjerimi është prioritet për liderët tanë dhe për BE-në", tha Varheji.

Eurokomisari për zgjerim theksoi se nëse Maqedonia e Veriut reflekton dhe i përmbushë kushtet për hyrje në BE do të ketë vendime pozitive nga ana e BE-së.

Ai në konferncën prë shtyp theksoi se Takimi i 16-të i Këshillit për stabilizim dhe asociim, që për herë të parë mbahet në Shkup, e ka treguar nivelin e lartë të angazhimit. që e ka BE-ja me Maqedoninë e Veriut dhe lidhjet e fuqishme me vendin.

"Kjo gjithashtu duhet të kuptohet si sinjal i fuqishëm politik nga ne, nga BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut, pa dallim nëse bëhet fjalë për zbatim të MSA-së, që është bazë e marrëdhënieve tona apo ndërkaq bëhet fjalë për marrëdhëniet tona ekonomike, politike, apo, ndërkaq, është vetë perspektiva e shtetit e kahëzuar drejt BE-së. Ajo që e simbolizon këtë takim është se Maqedonia e Veriut do të bëhet vend-anëtar i BE-së", theksoi eurokomisari për zgjerim. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR