Vardi: Derisa ndihem mirë, do të luaj
- Sulmuesi i Leçesterit, Xhejmi Vardi pas barazimit në ndeshjen e xhiros së parë të Premier ligës me Totenhemin (1:1) ka dhënë mendimin e tij për lojën si një futbollist i moshës 37-vjeçare.
- Post By Fami Bajrami
- 10:10, 20 gusht, 2024

Leçester, 20 gusht 2024 (MIA) - Sulmuesi i Leçesterit, Xhejmi Vardi pas barazimit në ndeshjen e xhiros së parë të Premier ligës me Totenhemin (1:1) ka dhënë mendimin e tij për lojën si një futbollist i moshës 37-vjeçare.
"Besoj se vitet janë vetëm numra. Për sa kohë që unë dhe këmbët e mia ndihen mirë, do të luaj. Kemi një ekip që mund të bëjë secilin të vrapojë", ka thënë Vardi për Bi-bi-si.
Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen e mbrëmshme me Totenhemin.
Në xhiron e dytë të Premier ligës Totenhemi më 24 gusht do të luajë kundër Evertonit, ndërsa Lesteri po në këtë datë luan me Fulamin si mysafir.
Foto: EPA