• e enjte, 27 qershor 2024

VAR teknologjia mbetet në Premier Ligë

VAR teknologjia mbetet në Premier Ligë

Londër, 6 qershor (MIA) - Akti demokratik në Premier Ligë për mbetjen apo largimin e teknologjisë VAR përfundoi sipas pritjeve. Prej 20 klubeve në ligën më të mirë në botë, 19 votuan që VAR teknologjia të mbetet, ndërsa Vulverhempton ishte ekipi i vetëm kundër.

"Si pjesë të diskutimeve fundamentale të kuvendit tonë vjetor, është arritur marrëveshje se PGMPL, Premier Liga dhe klubet kanë rol të rëndësishëm në përmirësimin e e sistemit VAR, zbatimit të tij dhe reputacionit", kumtuan nga Premier Liga.

Pikat e përmirësimit janë: mbajtja e pragut të lartë për VAR intervenim, zvogëlim të vonesës së lojës, që do të ndodh me vendosjen e ofsajdit gjysmëautomatik (SAOT), informimin më të mirë të tifozëve për marrjen e vendimit, shpalljen e gjyqtarit pas ndryshimit të vendimit, zbatimin e stërvitjes për VAR, transparencë dhe komunikim me VAR-in, fushata të tifozëve dhe edukim për sistemin VAR.

Ofsajt teknologjia gjysmëautomatike do të vendoset në vjeshtë këtë vit, nuk është qartë nëse do të zbatohet nga xhiroja e parë në Premier Ligë ose do të zbatohet gjatë pjesës së parë të sezonit 2024/2025. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR