Valë e të ftohtit me borë përfshiu vendin
- Nga mëngjesi i sotëm në Shkup po bie borë, ndërsa sipas sinoptikëve sot në kryeqytet do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura ditore do të jetë deri në gjashtë gradë Celsius.
- Post By Fami Bajrami
- 12:32, 17 shkurt, 2025

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Nga mëngjesi i sotëm në Shkup po bie borë, ndërsa sipas sinoptikëve sot në kryeqytet do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura ditore do të jetë deri në gjashtë gradë Celsius.
Borë bie edhe në pjesët tjera të vendit, ndërsa sipas informacioneve të mëngjesit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit ku trashësia e sipërfaqes së borës është 29 centimetra pas çka vijojnë Hanet e Mavrovës me shtatë centimetra dhe Kriva Pallanka me një centimetër.
Prej nesër pritet ulje e vranësirave, ndërsa nga e mërkura do të mbajë mot kryesisht me diell me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit.
Në vijim fotogaleria realizuar mëngjesin e sotëm nga fotoreporterët e MIA-s. rq/
Foto: MIA