• e mërkurë, 26 qershor 2024

Urime nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e festës islame Kurban Bajrami

Urime nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e festës islame Kurban Bajrami

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, ka dërguar mesazh urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-ulema hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame.

"Uroj nga zemra që festat të sjellin lumturi, gëzim, dashuri, harmoni dhe paqe. Kurban Bajrami thekson bamirësinë, dhurimin dhe solidaritetin, duke na frymëzuar për vepra humane dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë. Të japim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin, së bashku në të mirë e në të keqe, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve", thuhet në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova, njoftuan nga Kabineti i saj. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR