• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hapja e ekspozitës së artistit Bardh-I Rafet Jonuzi-T në Çifte Hamam

Hapja e ekspozitës së artistit Bardh-I Rafet Jonuzi-T në Çifte Hamam

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Në Galerinë Nacionale  - Çifte Hamam sot në orën 19:00, do të hapet ekspozita "Poi piovve dentro a l'alta fantasia" ose "Dhe pastaj binte shi në fantazinë e thellë", e cila është një dialog artistik multimedial ndërmjet Bardh-I Rafet Jonuzi-T, artist nga Presheva që jeton dhe punon në Austri dhe miqve të tij artistë nga vende të ndryshme. Në ekspozitë do të flasin ambasadori i Austrisë, Martin Palmer, drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Qerimi dhe mysafirët, pjesëmarrës në ekspozitë.

 

Në dialogun artistik marrin pjesë edhe artistë nga vende të ndryshme: Maria Anvander - Austri, Gotfrid Begtolld - Austri, Soren Dallgard - Danimarka, Sasha Bukviq, "Xvono" - BdheH, Huda Takriti - Siria dhe Austri, Teuta Jonuzi - Sllovaki dhe Austri, Mihaell Kos - Austri, Marek Kvetan - Sllovaki, Arjeta Mala - Kosovë dhe Holandë, Kristin Vncell - Gjermani dhe Rumania dhe Sllavica Janeshlieva dhe Igor Sekovski nga Maqedonia. 

Kurator i projektit është Ana Frangovska, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për publikun tërë muajin. fc/

Fotografia: Galeria Nacionale Çifte Hamam

QËNDRONI TË LIDHUR