Uollstrit xhurnall: Forcat ruse e kaluan kufirin ukrainas dhe po përparojnëd rejt Sumit
- Pasi që i shtynë ushtarët ukrainas nga Rajoni i Kurskit, ushtarët rusë e kaluan kufirin me Ukrainën dhe po përparojnë drejt qytetit Sumi, sipas Uolltrit xhurnall, duke pohuar se rajoni kufitar ukrainas Sumi është caku i ri i Moskës, ndërsa Kremlini po e shfrytëzon "përparësinë e vet në epërsinë njerëzore".
- Post By Arta Bunjaku
- 09:32, 30 qershor, 2025
Uashington, 30 qershor 2025 (MIA) - Pasi që i shtynë ushtarët ukrainas nga Rajoni i Kurskit, ushtarët rusë e kaluan kufirin me Ukrainën dhe po përparojnë drejt qytetit Sumi, sipas Uolltrit xhurnall, duke pohuar se rajoni kufitar ukrainas Sumi është caku i ri i Moskës, ndërsa Kremlini po e shfrytëzon "përparësinë e vet në epërsinë njerëzore".
Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka grumbulluar 50.000 ushtarë në rajon, duke i tejkaluar forcat ukrainase për nga numri për rreth tre ndaj një.
Sipas Uollstrit xhurnall, linja e frontit është zgjeruar për mbi 150 kilometra gjatë vitit të kaluar dhe tani shtrihet në mbi 1.200 kilometra nga verilindja deri në jug të Ukrainës.
Ushtarët rusë hulumtojnë disa pika përgjatë linjës së frontit dhe po sulmojnë me fuqi të plotë kur zbulojnë ndonjë pikë të dobët, që i shtyn forcat ukrainase urgjentisht t'i zhvendosin njësitë e veta elitare, sipas "Njujork tajms". ab/
Fotо: ЕPА arkivi