• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF-i paralajmëroi rrezik nga "humbja katastrofale e jetëve njerëzore" për shkak të thellimit të problemit me urinë

UNICEF-i paralajmëroi rrezik nga

Gjenevë, 15 mars 2024 (MIA) - UNICEF-i paralajmëroi se ekziston rrezik nga "humbja katastrofale e jetëve" në Sudan për shkak të problemit të thelluar me urinë të shkaktuar nga lufta civile, njoftuan mediat britanike.

Forcat paraushtarake të Sudanit për mbështetje të shpejtë luftojnë kundër armatës të rregullt të Sudanit tashmë gati një vit. Viktimat numërohen në mijëra, ndërsa miliona ishin dëbuar edhe në Sudan edhe jashtë. 

"Lufta brutale në Sudan e shtyu vendin në uri edhe pse nuk ka mjaftueshëm vullnet politik dhe kujdes dhe nëse nuk vendosen resurset e nevojshme, do të shohim humbje katastrofale të jetëve", deklaroi Xhill Loper, shefe e operacioneve në teren dhe ndihmë urgjente të UNICEF-it në Sudan në konferencën për media në Gjenevë.

Ajo është e përfshirë në misionin e KB-së në kryeqytetin Kartum nga fillimi i luftërave. Ekipi i tij prej 12 personave ka gjetur fëmijë të paushqyer në spitale pa drita, sepse gjeneratorët nuk punonin. 

"Uria është kudo. Ai është kujdesi kryesor për të cilin flasin njerëzit", shtoi Loler.

UNICEF-i më parë paralajmëroi se këtë vit në Sudan, deri 3,7 milionë fëmijë janë të ekspozuar në rrezik nga mosushqyerja e rëndë, ndërsa 730 mijë prej tyre u nevojitet trajtim për shpëtim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR