UNICEF-i e përshëndetë vendimin e Qeverisë për miratim të Planit nacional të aksionit për të drejtat e njeriut 2025-2029
- Zyra e UNICEF-it në vend e përshëdnetë vendimin e Qeverisë për miratim të Planit nacional të aksionit për të drejtat e njeriut 2025-2029 si udhërrëfyes që do të ndihmojë në zbatimin e Konventës së Kombeve të bashkuara për të drejtat e fëmijës përmes aktiviteteve konkrete që do t'u ndihmojnë të gjithë fëmijëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:44, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Zyra e UNICEF-it në vend e përshëdnetë vendimin e Qeverisë për miratim të Planit nacional të aksionit për të drejtat e njeriut 2025-2029 si udhërrëfyes që do të ndihmojë në zbatimin e Konventës së Kombeve të bashkuara për të drejtat e fëmijës përmes aktiviteteve konkrete që do t'u ndihmojnë të gjithë fëmijëve.
Në deklaratë me shkrim drejtuar mediumeve, përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler thotë se me miratimin e këtij dokumenti, Qeveria obligohet t'i përforcojë përpjekjet e veta për mbrojtje, promovim dhe respektim të të drejtave të çdo fëmije në Maqedoninë e Veriut.
Thekson se UNICEF-i "e vlerëson obligimin konkret që e ndërmerr Qeveria për avancim të mekanizmave preventivë dhe masave për përballje me të gjitha format e dhunës, keqpërdorim dhe anashkalim të fëmijëve; sigurim të qasjes së barabartë drejt shërbimeve shëdnetësore, shëdnetit mental dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve; promovim të arsimit inkluziv, cilësor dhe mundësi për mësim të përjetshëm; dhe mundësim që fëmijët t'i shprehin qëndrimet e vet adhe të ndikojnë ndaj vendimeve që i prekin".
"GJithashtu, i përshëndesim masat e përfshira në dokumentin për ulje të varfërisë së fëmijëve dhe përmirësim të qasjes drejt shërbimeve themelore sociale pa diskriminim. Implementimi i Garancës evropiane të fëmijëve, me fokus të posaçëm në varfërinë e fëmijëve dhe përjashtimit social, si dhe rritja e parashikuar prej 15 për qind të kompensimeve monetare për fëmijët, mund të ndihmojë në uljen e pabarazive mes fëmijëve. UNICEF-i pret këto masa të kontribuojnë për prëfshirje më të madhe sociale dhe barazi mes fëmijëve", theksoi Miler.
Hap i rëndësishëm në Plan, shtohet në deklaratën me shkrim, është obligimi për formim të Komitetit nacional për të drejtat e fëmijëve.
"Krijimi i një trupi të këtillë të përhershëm me mandat për t'i koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ta ndjekë harmonizimin e vendit me obligimet sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve ishte një ndër rekomandimet kryesore të Komitetit për të drejtat e fëmijëve në Vërejtjet e tij përfundimtare për Maqedoninë e Veriut nga viti 2022. Formimi i trupit dhe miratimi i Planit nacional të aksionit për fëmijët i përmbushin kriteret e rëndësishme për inkuadrim drejt BE-së të konstatuara në Udhërrëfyesin për sundim të së drejtës në vend", ceket në shkrim.
UNICEF-i i inkurajon autoritetet "të mundësojnë Plani nacional i aksionit për të drejtat e fëmijëve të mos mbetet vetëm në letër, por të shndërrohet në aksion dhe të marrë resurset e nevojshme për omplementim të plotë".
"Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e Qeverisë dhe partnerëve në zbatimin e Planit. Së bashku, mund të sigurojmë çdo fëmijë në vend t'i gëzojë të drejtat e veta, të rritet në mjedis me mundësi dhe të kontribuojë për ndërtim të një shoqërie të drejtë dhe inkluzive për të gjithë", theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni. ab/
Foto: МIА arkivi