• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF: Mijëra fëmijë të zhdukur kanë ngecur nën rrënojat në Gazë

UNICEF: Mijëra fëmijë të zhdukur kanë ngecur nën rrënojat në Gazë

Gjenevë, 27 qershor 2024 (MIA) - Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Çajban, informoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se “trupat e mijëra fëmijëve të zhdukur kanë ngecur nën rrënojat e Gazës”.

Çajban po fliste në takimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh për dhunën ndaj fëmijëve në konfliktet e armatosura.

“Në vitin 2023, 4.312 fëmijë palestinezë dhe 70 izraelitë u vranë ose u gjymtuan, që përfaqëson 37 për qind të të gjitha rasteve të verifikuara të vrasjeve dhe plagosjeve të përfshira në raportin”, tha Çajban, transmeton Al Xhazira.

Sipas tij, numri i fëmijëve që kanë mbetur nën rrënoja tregon se OKB-ja nuk ka mundur të përfshijë në raportin edhe mijëra rastet e raportuara të fëmijëve të vrarë në Gazë. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR