• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNICEF: 90 për qind e fëmijëve në Rripin e Gazës nuk kanë mjaftueshëm ushqim për zhvillim të shëndoshë

UNICEF: 90 për qind e fëmijëve në Rripin  e Gazës nuk kanë mjaftueshëm ushqim për zhvillim të shëndoshë

Gazë, 6 qershor 2024 (MIA) - UNICEF kumtoi se nëntë nga dhjetë fëmijët në Gazë nuk mund të konsumojnë mjaftueshëm materie ushqyese nga grupet ushqimore për të siguruar rritje dhe zhvillim të shëndoshë.

"Në Rripin e Gazës, dhuna disamujore dhe kufizimet e dërgesave të ndihmës humaniatre i rrëzuan sistemet për ushqim dhe shëndetësi, që rezultoi me pasoja katastrrofale për fëmijët dhe familjet e tyre", kumtoi UNICEF-i.

Ata sqarojnë se pesë grupe të të dhënave të mbledhura mes dhjetorit 2023 dhe prillit 2024 treguan se 9 nga 10 fëmijë në Rripin e Gazës, i cili ndodhet nën ofenzivë izraelite që nga tetori i vitit të kaluar, vuajnë nga mungesa serioze e ushqimit, që do të thotë se mbijetojnë me më së shumti dy grupe të ushqimit në ditë.

"Kjo është dëshmi për ndikimin e tmerrshëm që ky konflikt dhe pakësimi i ndihmës e kanë ndaj aftësisë së familjeve për t'i përmbushur nevojat e fëmijëve për ushqim, si dhe shpejtësia me të cilën kjo situatë i vendosë fëmijët në rrezik nga mosushqyerja, e rrezikshme për jetë", paralajmëruan nga UNICEF-i.

Në mënyrë që të përmbushet llojllojshmëria minimale në ushqim për zhvillim të shëndoshë, fëmijët duhet të konsumojnë produkte prej së paku pesë nga tetë grupet e ushqimit të definuara me vlerësimin për llojllojshmëri nutritive që e përdorin UNICEF-i dhe Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Ato përfshijnë qumështin e nënës, vezët, prodhimet e qumështit dhe mishin, peshkun, mes grupeve të tjera.

UNICEF-i kumtoi se në nivel global, 27 për qind e fëmijëve në fëmijërinë e hershme jetojnë në mungesë serioze të ushqimit të përshtatshme për fëmijët, që është 181 milionë fëmijë të moshës nën pesë vjeç. ab/

Foto: UNICEF

QËNDRONI TË LIDHUR