• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uji në ujësjellësin e rajonit të Gostivarit përsëri analizohet për shkak të dy rezultateve të ndryshme

Uji në ujësjellësin e rajonit të Gostivarit përsëri analizohet për shkak të dy rezultateve të ndryshme

 Gostivar, 7 tetor 2024 (MIA) - Rezultatet e ujit të pijshëm në ujësjellësin e rajonit të Gostivarit i bërë në dy laboratorë janë të ndryshme dhe sipas njërit uji nuk është për përdorim, ndërsa sipas të tjerëve është i sigurt. Pritet analizë e re të cilën e bën Qendra Shtetërore për Shëndet Publik - Shkup. Këtë e tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe paralajmëron mbajtjen e përgjegjësisë, nëse ka pasur lëshime. 

 Limani sqaroi se rezultatet e kompanisë të cilat i ka bërë analizat për NP "Komunalec" kanë treguar vlerat të cilat kërkojnë ndalim të pirjes, megjithatë siç theksoi, rezultatet e mostrave të Qendrës së Shëndetit Publik të Gostivarit të marra në të njëjtën ditë, treguan se uji mundë të përdoret. 

 "Në të njëjtën ditë, u bë analiza e pranisë së manganit. Në rezultatet e kompanisë private ata janë mbi vlerat e lejuara, ndërsa përsëri në Qendrën për Shëndet Publik ata janë nën minimumin e lejuar. Për këto arsye, të shtunën janë marrë mostra të reja për analizë për të bërë një kontroll më të detajuar në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup", tha Limani në përgjigjen e gazetarëve në ngjarjen që është mbajtur në Gostivar. 

 Kryetari i Komunës Limani pret që gjatë ditës të mbërrijnë rezultatet të reja dhe të konfirmohet nëse uji ëshë i sigurt për pije. 

 Pas kësaj, siç theksoi, do të kërkojë nga kompania që menaxhon rrjetin dhe ujësjellësin e qytetit, NP “Komunalec”, të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë që kryen analizat, Limani njoftoi edhe masa për përgjegjësi drejtë atyre që kontribuan në situatën e krijuar me vendosjen e ndalimit të përdorimit të ujit të pijshëm. Dy javët e kaluar, u vendosën dy ndalime për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit, ndërsa si arsye një herë u përmend prania e baktereve koloform dhe esheria koli, ndërsa nga e premtja e fundit ndotje fizike me prani të manganit. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR