• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 21 deri 25 tetor të vitit 2024 ka marrë 161 mostra fiziko-kimike dhe 161 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", njoftuan sot nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". 

Këto informacione Ndërmarrja publike i publikon si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR