• e enjte, 04 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas matjeve të fundit të cilësisë së ujit të pijshëm, të marra nga analizat e bëra në Departamentin e kontrollit sanitar.

Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim, në periudhën prej 18.03.2024 deri më 22.03.2024 është kryer ekzaminimi i 190 mostrave për analizë fiziko-kimike dhe 190 mostrave për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

"Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat I PËRGJIGJEN Rregullores për kërkesat rreth sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18)", thuhet në njoftim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR