Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas raportit javor të NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi"
- Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, duke njoftuar se sipas të gjitha analizave të kryera, uji në kryeqytet është i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim.
- Post By Sara Ademi
- 10:50, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, duke njoftuar se sipas të gjitha analizave të kryera, uji në kryeqytet është i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim.
Në raport thuhet se Sektori i Kontrollit Sanitar, në periudhën nga 2 deri më 6 mars 2026, mori 184 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 184 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm, nga gjithsej 40 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Rezultatet e marra të testeve përcaktuan se të gjitha mostrat përputhen me dispozitat e Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë", nr. 183/18).
NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup informon se do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta me qëllim që të sigurojë ujë të pijshëm cilësor dhe të sigurt për qytetarët. sa/
foto: MIA arkivi