• e shtunë, 21 dhjetor 2024

UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër përfaqësueseve të Kosovës dhe Rumanisë

UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër përfaqësueseve të Kosovës dhe Rumanisë

Nion, 17 nëntor 2024 (MIA) – Asociacioni i Futbollit Evropian ka hapur procedurë disiplinore kundër përfaqësueseve të Kosovës dhe Rumanisë për shkak të sjelljes së tifozëve gjatë ndeshjes të së premtes të Ligës së Kombeve, informon “Bi-bi-si”.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në fund të takimit i akuzoi tifozët rumunë për diskriminim, për çka futbollistët e tyre ishin të detyruar të largohen nga tereni në Bukuresht. 

Si përgjigje, Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) njoftoi se nuk ka pasur brohoritje raciste gjatë ndeshjes. 

Përfaqësuesja e Rumanisë, pa këtë ndeshje, gjendet në vendin e parë në grupin 2 të Ligës C, me 12 pikë, Kosova është në vendin e dytë me 9 pikë. fc/

Fotografia: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR