• e hënë, 23 dhjetor 2024

UEFA e prezantoi topin për plejof dhe ndeshjen finale në Ligën e kampionëve

UEFA e prezantoi topin për plejof dhe ndeshjen finale në Ligën e kampionëve

Nion, 12 shkurt 2024 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) sot e prezantoi topin zyrtar për ndeshjet për plejof dhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Disejni i topit e shënon Londrën me grafika të gjalla, që përshkruajnë dy luanë që gjëmojnë dhe luftojnë mes yjeve.

“Megjithëse luani është një simbol i historisë dhe kulturës së pasur të Anglisë dhe kryeqytetit të saj, ai përfaqëson gjithashtu guximin dhe forcën e lojtarëve dhe madhështinë e trofeut më të lakmuar në futbollin evropian për klube”, thuhet në kumtesën e shërbimi për shtyp të UEFA-s.

Topi zyrtar i turneut është emëruar „UCL Pro Ball London“.

Dyshet për një të tetën e finales janë: 

Porto - Arsenal

Napoli - Barcelona 

PSZH - Real Sosiedad

Inter - Atletiko Madrid 

PSV - Borusia Dortmund 

Lacio - Bajern Mynih

Kopenhagen - Mançester siti 

Lajpcig - Real Madrid

Ndeshjet e para të fazës së një të tetës së finales në Ligën e kampionëve 2023/24 do të luhen më 13, 14, 20 dhe 21 shkurt në fushën e skuadrave jobartëse, ndërsa ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 5, 6, 12 dhe 13 mars.

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të luhet më 1 qershor në stadiumin "Uembli" në Londër.

Fituesi aktual është Mançester Siti. ls/bsh/ 

Foto: Fejsbuk UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR