Udhëheqësia palestineze e përshëndeti shpalljen e marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit dhe kërkon që ai hap të finalizohet me armëpushim edhe në Rripin e Gazës
- Administrata palestineze me seli në qytetin Rramallah sot bëri thirrje që armëpushimi i arritur mes Iranit dhe Izraelit të zgjerohet edhe në Rripin e Gazës.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:45, 24 qershor, 2025
Rramallah, 24 qershor 2025 (MIA) - Administrata palestineze me seli në qytetin Rramallah sot bëri thirrje që armëpushimi i arritur mes Iranit dhe Izraelit të zgjerohet edhe në Rripin e Gazës.
Në kumtesën nga zyra e presidentit mahmud Abaz, të cilën e transmetoi agjencia palestineze e lajmeve Vafa, u shpreh mbështetja për përpjekjet e presidentit ameirkan Donald Tramp për arritjen e ndërprerjes së zjarrit.
"Administrata palestineze e përshëndetë shpalljen e marrëveshjes për armëpushim nga ana e presidentit Tramp. Kërkojmë që ky hap të finalizohet me vendosje të armëpushimit që do ta përfshijë edhe Rripin e Gazës", thuhet në kumtesë. ab/
Fotо: ЕPА