• e premte, 05 dhjetor 2025

U mbajtën konsultimet e para politike ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit

U mbajtën konsultimet e para politike ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit

Shkup, 1 maj 2025 (MIA) – Në Baku sot u mbajtën konsultimet e para politike ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Azerbajxhanit nga zëvendësministrat e të dyja vendeve, Zoran Dimitrovski dhe Fariz Rzajev. 

“Delegacionet shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e tyre, duke theksuar njëkohësisht nevojën për plotësimin e kornizës ligjore dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë, si bazë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë së jashtme. U konkludua unanimisht se ekziston potencial për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, për të cilën vendi ynë ka shprehur disa herë interes për t'u bashkuar me Gazsjellësin TAP-Transadriatik, si një nga alternativat e mundshme për zbutjen e pasojave të krizës globale energjetike”, thuhet në kumtesë.

Theksohet se intensifikimi i kontakteve ndërmjet dy vendeve në periudhën e fundit, duke përfshirë edhe vizitat e fundit “kontribuuan në ngritjen e dialogut politik në një nivel më të lartë, që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes për heqjen e regjimit të vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”. 

“Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se mbajtja e konsultimeve të para ndërmjet dy vendeve do të jetë nxitje e vërtetë dhe bazë solide për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe”, qëndron në kumtesë. 

Në kuadër të vizitës në Baku, zëvendësministri Dimitrovski ka realizuar takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. fc/

Foto: Lidhja Demokratike

 

QËNDRONI TË LIDHUR