• e martë, 24 dhjetor 2024

U hap Shtëpia Evropiane edhe në Manastir, fillojnë ngjarjet për Ditën e Evropës

U hap Shtëpia Evropiane edhe në Manastir, fillojnë ngjarjet për Ditën e Evropës

Manastir, 6 maj 2023 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetari Toni Konjanovski në praninë e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir e hapën Shtëpinë Evropiane në Manastir.

Me hapjen e Shtëpisë Evropiane në Manastir, siç theksoi euroambasadori Gir, delegacioni i BE-së në vend i filloi ngjarjet kushtuar Ditës së Evropës.

"Manastiri u bë anëtar i familjes 'Europe House' në vend, ndërsa Shtëpia e Oficerëve është simboli më i njohur i trashëgimisë së madhe kulturore. Pres që në bashkëpunim me kryetarin të realizojmë të gjitha aktivitetet e planifikuara në kuadër të programit 'Europe House', në të cilin në vitet e kaluara kemi realizuar mbi 1.700 ngjarje me 72 000 pjesëmarrës. Shtëpia Evropiane në Manastir është vend ku të rinjtë do të mund të diskutojnë për çështje të interesit të tyre, por edhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane të vendit", theksoi ambasadori Gir dhe paralajmëroi hapjen e Shtëpisë Evropiane në Veles.

Hapja e Shtëpisë Evropiane në Manastir, sipas kryetarit Toni Konjanovski nënkupton mbështetje për qytetin për realizimin e projekteve evropiane të cilat i inicon vetëqeverisja lokale. 

"Të ardhmen evropiane të qytetit tonë mund ta ndërtojmë vetëm duke krijuar kushte më të mira dhe mundësi të reja në të cilat potenciali kreativ i të rinjve do të vazhdojë të zhvillohet, përmirësohet dhe drejtohet në realizimin e ideve dhe projekteve të reja të rëndësishme për Manastirin. Pres që 'Europe House' të jetë shtëpia e re nga e cila do të dalin shumë diskutime dhe ide që do të garantojnë përparim për gjeneratat e reja", theksoi Konjanovski. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR