• e diel, 08 shkurt 2026

U hapën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano Kortina

U hapën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano Kortina

Milano, 7 shkurt 2026 (MIA) – Në mënyrë specifike me defile të sportistëve në katër lokacione në Milano, Kortina, Predaco dhe Livinjo mbrëmë u hapën solemnisht Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore, ku do të marrin pjesë rreth 2.900 sportistë nga 92 shtete. 

Ekipin olimpik nga Maqedonia e Veriut e përbëjnë: Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada në disiplinat nordike, ndërsa Jana Atanasovska dhe Viktor Petkov në disiplinat alpine. Ky është delegacioni më i madh i sportistëve nga Maqedonia e Veriut në pjesëmarrjen tonë të tetë në Lojërat Olimpike Dimërore. Sportistët nga Maqedonia u paraqitën për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore në Nagano në vitin 1998.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut gjatë hapjes ishte në dy lokacione, Jana Atanasovska mbante flamurin në Kortina, ndërsa Stavre Jada për të cilin këto janë Lojërat e treta e mbante flamurin e Maqedonisë së Veriut në Predaco. 

Garat në disa sporte tashmë kanë filluar, ndërsa në një pjesë mbahen edhe stërvitjet zyrtare. Sipas programit ka 16 sporte dhe 116 disiplina, ndërsa do të ketë ndeshje në 12 gara në ekipe. Benini, Guinea-Bisau dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vende që marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ceremonia kryesore e hapjes u mbajt në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa ishte titulluar si “Harmonia”. Si mysafirë specialë u paraqitën yjet muzikore: Maraja Keri, Laura Pauzini dhe Andrea Boçeli. 

Në hapjen e lojërave foli edhe Kirsti Konventri, kryetare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si dhe presidenti i Italisë, Serxho Matarella. 

Zjarri olimpik ishte ndezur në Milano dhe në Kortina. Në Milano atë nder e patën skiatorët legjendarë italianë Debora Kompanjoni dhe Alberto Tomba, ndërsa në Kortina këtë e bëri Sofia Goxha. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR