Turqia mbështetë Ruten për sekretar të përgjithshëm të NATO-s
- Turqia e mbështetë kryeministrin holandez në largim, Mark Rute për sekretar të përgjithshëm të NATO-s, konfirmuan diplomatë anonim në Bruksel.
- Post By Fami Bajrami
- 16:39, 29 prill, 2024
Hagë, 29 prill 2024 (MIA) - Turqia e mbështetë kryeministrin holandez në largim, Mark Rute për sekretar të përgjithshëm të NATO-s, konfirmuan diplomatë anonim në Bruksel.
Rute e vizitoi presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar të premten për të marrë mbështetje për kandidaturën e tij në NATO. Tani mbeten edhe tre vende të tjera anëtare të NATO-s të cilat Rute duhet t'i bindë, njoftoi Agjencia kombëtare holandeze e lajmeve (ANP).
Rute ka nevojë për mbështetjen e të 32 vendeve anëtare të Aleancës. Të vetmet vende që duhet të japin pëlqimin e tyre për Ruten është Rumania, e cila e mbështetë kandidatin e saj, presidentin Klaus Johanis, dhe Hungaria dhe Sllovakia. Sipas diplomatëve, Hungaria do të jetë më e vështira për t'u bindur që të pajtohet me emërimin e Rutes. Qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban e kundërshtoi publikisht kandidaturën e tij.
Ndërsa SHBA-ja, e cila ka votën më të rëndësishme në nominim, tashmë ka kumtuar se mbështesin Ruten. Uashingtoni shpreson se emërimi do të finalizohet para Samitit të Aleancës në Uashington, që duhet të mbahet në korrik rq/
Foto: Arkivi i MIA-s