• e enjte, 04 dhjetor 2025

Turqia kërkoi nga UEFA dhe FIFA ta suspendojë Izraelin

Turqia kërkoi nga UEFA dhe FIFA ta suspendojë Izraelin

Stamboll, 27 shtator 2025 (MIA) - Turqia zyrtarisht u bë anëtarja e parë e Asociacionit evropian të futbollit (UEFA), e cila publikisht bëri thirrje për suspendim të Izraelit nga futbolli ndërkombëtar, duke e vlerësuar situatën në Gazë si johumane dhe të papranueshme.

Agjencia Anadolia njoftoi se kryetari i Asociacionit turk të futbollit, Ibrahim Haxhiosmanollu ka dërguar të premten letër deri te liderët e futbollit botëror, para seancës së Komitetit ekzekutiv të UEFA-s javën e ardhshme, ku do të mund të votohet për suspendim eventual të Izraelit.

"Tani është koha që FIFA dhe UEFA të veprojnë. Edhe krahas asaj që pozicionohen si mbrojtës të vlerave qytetare dhe paqes, bota e sportit dhe institucionet e futbollit kohë të gjatë po heshtin", njofton Haxhiosmanollu në letër.

Departamenti amerikan i shtetit të enjten publikoi se do të punojë në pengimin e çfarëdo suspendimi të Izraelit nga Kampionati botëror në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kryetari i UEFA-s, Xhani Infantino është i afërt me organizatorët e Kampionatit botëror dhe presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe duket se pak është e besueshme se do të përkrahte suspendim të Izraelit. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR