Turqia është në vendin e katërt në botë sipas numrit të turistëve
- Turqia u ngrit në vendin e katërt të ranglistës së vendeve që tërheqin më së shumti turistë. Në vitin 2024, vendin e vizituan 56,7 milionë të huaj, kumtoi televizioni shtetëror turk TRT Haber, duke iu referuar të dhënave nga organizata botërore turistike e Kombeve të Bashkuara.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:44, 24 qershor, 2025
Ankara, 24 qershor 2025 (MIA) - Turqia u ngrit në vendin e katërt të ranglistës së vendeve që tërheqin më së shumti turistë. Në vitin 2024, vendin e vizituan 56,7 milionë të huaj, kumtoi televizioni shtetëror turk TRT Haber, duke iu referuar të dhënave nga organizata botërore turistike e Kombeve të Bashkuara.
Në top-pesëshen e vendeve më të dëshiruara për t'u vizituar janë Franca, Spanja, SHBA-ja, Turqia dhe Italia.
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoj, gjithashtu e komentoi lajmin në rrjetet sociale, duke cekur se Turqia është ngritur për një vend në ranglistën e organizatës ndërkombëtare.
Sipas tij, ky sukses do të kontribuojë për prezantim të historisë, trashëgimisë së pasur kulturore dhe mundësive turistike në secilën stinë të vitit. Ai theksoi se Turqia tashmë është vend që jo vetëm tërheqë vëmendje, por është shembull në atë pikëpamje. ab/
Fotо: МIА arkivi