Tuhel pas fitores ndaj Serbisë: Kjo është punë pastër ekipore
- Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka vlerësuar lojtarët e tij për fitoren bindëse ndaj Serbisë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:13, 10 shtator, 2025
Beograd, 10 shtator 2025 (MIA) – Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka vlerësuar lojtarët e tij për fitoren bindëse ndaj Serbisë.
Anglezët mbrëmë në Beograd mposhtën Serbinë me rezultat 5-0 në një performancë dominuese për ndeshjen kualifikuese për Kupën e botës 2026.
"Ishte punë e pastër ekipore. Ne luajtëm me intensitet të madh dhe treguam aftësitë tona. Nuk mendoj se i lejuam Serbisë të bënte asnjë gjuajtje të vetme në portë dhe kjo kërkon shumë përpjekje, shumë intensitet dhe një punë për të cilën zakonisht nuk merr lëvdata", tha Tuhel për ueb faqen e UEFA-s.
Anglia ka 15 pikë dhe është lidere në Grupin K. Serbia është në vendin e tretë me shtatë pikë.
Foto: EPA