• e premte, 05 korrik 2024

Tuhel i zhgënjyer pas eliminimit nga Sarbrinken

Tuhel i zhgënjyer pas eliminimit nga Sarbrinken

Munih, 2 nëntor 2023 (MIA) -Trajneri i Bajernit të Munihut, Tomas Tuhel u shpreh i zhgënjyer pas eliminimit në 1/16 e finales në Kupën e Gjermanisë.

Bavarezët mbrëmë humbën si mysafir ndaj ekipit të ligës së tretë Sarbriken me rezultat 2:1.

"Nuk ka shpjegim të arsyeshëm, jemi të zhgënjyer. Bajerni nuk ishte arrogant, nuk u sollëm sikur ndeshja do të ishte e lehtë. Ka njëqind shpjegime ose asnjë. Është një ndjenjë e çuditshme. Të gjithë ata që thonë se duhet të kishim fituar këtu kanë të drejtë. Ne donim shumë të fitonim trofeun në këtë kompeticion. Por tani na mbetet vetëm të urojmë kundërshtarin", tha Tuheli.  

Në Bundesligën gjermane, Bajerni me 23 pikë është në vendin e dytë pas nëntë xhirove të luajtura. Lider është Baer Leverkusen me 25 pikë. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR