Tuhel: Fitorja ndaj Mançester Junated është e rëndësishme për vetëbesimin e futbollistëve të mi
- Trajneri i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel vlerëson se fitorja e mbrëmshme ndaj Mançester Junajted me rezultatin 4:3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e kampionëve është shumë e rëndësishme për ngritjen e vetëbesimit të futbollistëve të tij.
- Post By Besnik Shuki
- 08:17, 21 shtator, 2023
Mynih, 21 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel vlerëson se fitorja e mbrëmshme ndaj Mançester Junajted me rezultatin 4:3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e kampionëve është shumë e rëndësishme për ngritjen e vetëbesimit të futbollistëve të tij.
"Ka paradoks në atë qe kemi luajtur pjesën e dytë më mirë se të parën, por e humbëm pjesën e dytë, ndërsa e fituam të parën. Fitorja është e rëndësishme për zhvillimin dhe vetëbesimin tonë. Na pret shumë punë, ende nuk jemi 100 për qind të kënaqur, por reagimi i jonë ndaj problemeve që janë paraqitur, ishte shumë i mirë", deklaroi Tuhel në konferencën për shtyp pas ndeshjes. bsh/
Foto: EPA