• e premte, 19 prill 2024

Trofta e Ohrit është e ndarë mes angazhimeve të deklaruara për mbrojtjen e saj, në përputhje me kërkesat e UNESCO-s dhe peshkimit të pakontrolluar

Trofta e Ohrit është e ndarë mes angazhimeve të deklaruara për mbrojtjen e saj, në përputhje me kërkesat e UNESCO-s dhe peshkimit të pakontrolluar

Ohër, 27 mars 2023 (MIA) - Të gjitha subjektet përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore të Liqenit të Ohrit duket se po bëjnë përpjekje për të realizuar aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e tij, po punohet për problemin, por përshtypja e përgjithshme është se aktivitetet zhvillohen ngadalë, në mënyrë joadekuate, me improvizime, pa përfshirje dhe konsultim adekuate të opinionit ekspert.

Projekti për rindërtimin e Kalasë së Liqenit në Ohër, i cili parashikoi një ujëmbledhës shtesë në pjesën bregdetare të liqenit, pilot-projekti megaloman për ndërtimin e një marine për anijet në kënetës së Studençanit, shembujt e menaxhimit të papërshtatshëm të fondit të peshkut në Liqen, së bashku me peshkimin e paligjshëm të peshkut, koncesionet e parregulluara konfirmojnë pa mëdyshje praktikën negative të presionit shtesë antropogjenik mbi ekosistemin tashmë të mbingarkuar. Shembuj të tillë të lënë përshtypjen e diletantizmit, mungesës së njohurive për nevojën e një qasjeje sistematike në trajtimin e problemit, i cili është larg fushës së menaxhimit të përgjegjshëm shoqëror të një rezervati të tillë natyror botëror që është më shumë se dy milionë vjet i vjetër.

Dy vitet e dhuruara nga UNESCO kaluan shpejt

Dy vitet që Komiteti i Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në seancën e zgjeruar plenare të 44-të të mbajtur në vitin 2020 në qytetin kinez Fuzhou u dha institucioneve të vendit për të shpëtuar rajonin e Ohrit dhe futjen e tij në listën e pasurive kulturore dhe natyrore botërore që janë në rrezik, ka përfunduar, ndërsa gjendja nga terreni nuk tregon ndonjë hap të rëndësishëm përpara në angazhimet dhe përpjekjet e deklaruara për parandalimin e tij.

Sa për kujtesë, me propozimin e Bosnje-Hercegovinës dhe me mbështetjen e Rusisë, Hungarisë, Arabisë Saudite, Kinës dhe Guatemalës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si shtete që menaxhojnë rajonin e Ohrit, iu dha një periudhë shtesë prej dy vjetësh për të përmbushur rekomandimet e dy Misioneve Reaktive të UNESKO-s.

 

Националната комисија за УНЕСКО на Република Северна Македонија информира за објавениот повик од УНЕСКО до државите членки за поднесување предлог-проекти во рамките на Програмата за партиципа

Sipas vendimeve të rishikuara të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, organet e ekspertëve të IUCN (për trashëgiminë natyrore) dhe IKOMOS (për trashëgiminë kulturore) kërkuan kategorikisht që të dy vendet të hartojnë një plan strategjik të detajuar për rivitalizim, me një plan veprimi të përshtatshëm për anulimin e kërcënimeve ekzistuese, që do të të zbatohet në faza, por sipas afateve afatshkurtra dhe afatgjata të përcaktuara qartë. Plani do të bazohej sipas rekomandimeve të Misionit Monitorues Reaktiv nga viti 2020, me një kuadër gjithëpërfshirës politik dhe institucional ndërkufitar për të zgjidhur kërcënimet dhe sfidat serioze dhe të shumëanshme me të cilat përballet rajoni i Ohrit në tërësi.

Dy Misionet Monitoruese Reaktive të UNESCO-s i nënvizuan në 19 pika rekomandimet kryesore që duhet të zbatohen nëse synohet zhvendosja e rajonit në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik. Pika 12 kërkon konkretisht forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë në mbrojtjen dhe ruajtjen e liqenit, konkretisht monitorimin e biodiversitetit dhe cilësisë së ujit, shkëmbimin e të dhënave shkencore dhe rregullimin dhe kontrollin e përbashkët të kuotave të peshkimit.

Fondi i peshkut në liqen është në mëshirën e hajdutëve të peshkut

Lloji endemik i troftës apo koranit të Ohrit (Salmo letnica) po humbet betejën me faktorin antropogjen që është përgjegjës për zvogëlimin drastik të popullsisë së saj. Shumë faktorë ndikojnë në zvogëlimin e stokut total të peshkut në Liqenin e Ohrit, por sfida më e madhe për peshqit, përfshirë troftën dhe mbijetesën e saj, është tejkalimi i masës së peshkimit që bëhet në të dy anët e liqenit.

Problemi me tejkalimin e masës së peshkimit në Liqenin e Ohrit vazhdon prej dekadash, veçanërisht i theksuar vitet e fundit. Faktori më i madh për uljen e numrit të koranit është peshkimi i tepruar, i ligjshëm dhe i paligjshëm, mbrojtja e pamjaftueshme fizike të stabilimenteve për pllenimin e peshkut para dhe gjatë pllenimit natyrale të troftës, si dhe kriteret e pabarabarta për kuotat dhe përdorimin e mjeteve të lejuara të peshkimit, periudha e ndalimit të peshkimit etj, ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Fakti që shumica e restoranteve përreth liqenit të Ohrit dhe më gjerë ofrojnë dhe servirin troftën e Ohrit, edhe në periudha kur liqeni nuk kishte koncesionar si i vetmi person juridik nga i cili mund të sigurohet peshqit ligjërisht nga pala maqedonase, e tregon më qartë situatën me vjedhjen e peshkut.

Muajt e fundit në tregun e zi është rritur furnizimi me troftë të Ohrit, ofrohet peshk i mbushur me vezë peshku për 600 denarë për kilogram, që është çmim shumë i ulët duke pasur parasysh se një kilogram troftë e Ohrit kushtonte 1500 denarë. Furnizimi i shtuar është një konfirmim se peshku po peshkohet pa mëshirë dhe jo sepse popullsia e tij është rritur deri në atë masë sa liqeni nuk është rezervuar me vezë artificiale për pesë sezone

Situata në terren është alarmante

Milutin Sekuloski - Miqo, instruktor zhytjeje, është pothuajse çdo ditë në liqen. Si polumbar profesionist, ai pothuajse nuk humbet asnjë ditë pa hyrë në Liqenin e Ohrit dhe të zhytet në vende ku pakkush ka pasur mundësi, duke përfshirë vendet më të fshehura të grumbullimit të vezëve të peshkut të troftës.

“Situata me troftën është alarmante, pavarësisht kush se çfarë thotë. Vitet e fundit nuk kryhet plenimi artificial, ka peshkim të pakontrolluar, rrjeta nënujore sa të duash... Rrjetat nuk zgjedhin, as hajdutët e peshkut. Janë vendosur rrjeta më të dendura dhe në këtë mënyrë të gjithë peshqit që vijnë në vendet e plenimit dhe i kanë të gjitha kushtet për tu pllenuar, të kapen në rrjetë”, tha Sekulloski për MIA-n.

Ai shpjegon se vite më parë ndodh e njëjta gjë, furnizimi me peshk është i madh.

Një sasi e madhe peshku shitet ilegalisht. Peshkim ka me siguri. Këtë vit kishte më shumë peshq që kishin ardhur për të pjellë, por kjo nuk do të thotë se liqeni është i pasur me peshq. Trofta po shfarrosert. Nuk ka mundësi të pllenimit, nuk ka vezë artificiale, kapen edhe peshq të vegjël dhe në këtë mënyrë Liqen I Ohrit përfundimisht do të mbetet vetëm ujë, asgjë tjetër”, është deçiziv Sekulloski.

Liqeni i Ohrit mori së fundmi një koncesionar të ri që duhet të menaxhojë stokun e peshkut për gjashtë vitet e ardhshme.

Pavarësisht kundërshtimeve të ekologëve dhe shoqatave të peshkimit, zona e Liqenit të Ohrit i është dhënë administrimit të një kompanie minerare me ankand publik, për një periudhë gjashtëvjeçare.

Kompanisë së mëparshme që menaxhonte Liqenin e Ohrit i është hequr koncesioni pas vetëm gjashtë muajsh për shkak të parregullsive të konstatuara nga institucionet kompetente në punën e koncesionarit të atëhershëm.

Со впишувањето на Охридско Езеро и Студенчишко Блато во Светска Рамсар листа, нашата држава, по Преспанското и Дојранското Езеро го доби третото и најголемо водно живеалиште од меѓународно зн

Nga kontrollet e kryera nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Mjekësisë Veterinare, konstatohet se koncesionari nuk ka kryer mbrojtjen fizike në kohë dhe të plotë të peshkut nga zona e peshkimit të liqenit të Ohrit, gjë që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Koncesionit.

“Në procesverbal janë konstatuar parregullsi në regjistrimin e punonjësve dhe procedurat e punësimit, të cilat koncesionari ka zbatuar në kundërshtim me Ligjin për Peshkimin dhe Akuakulturën. Koncesionari nuk ka mbajtur evidencë të saktë, me kohë dhe të plotë për peshkun e kapur në përputhje me dispozitat ligjore, gjë që është edhe në kundërshtim me Marrëveshjen koncesionare”, sqaroi ministri i atëhershëm Trajko Dimkovski.

Organizatat joqeveritare “kundër” shtetit

Menjëherë pas zgjedhjes së koncesionarit të ri, u prononcuan aktivistët e Shoqatës Civile Mjedisore “Fronti 21/42”, të cilët theksuan se institucionet shtetërore po veprojnë në kundërshtim me rekomandimet e UNESKO-s.

Në raportin e dorëzuar në UNESKO, shteti shprehet se kujdeset për stokun e peshkut të liqenit të Ohrit dhe në të njëjtën kohë, zona është dhënë me qira me koncesion pa bazë adekuate peshkimi, e cila do të ndalonte peshkimin, siç thuhet në rekomandimet e Komitetit të Mbrojtjes së KB-së, thonë nga “Front21/ 42”, duke sqaruar se Plani Strategjik për Rehabilitimin e Rajonit të Ohrit i miratuar nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar dhe i dorëzuar në UNESKO, përmban një draft bazë të peshkimit për liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij, i cili nuk parashikon ndalimin e peshkimit të troftës apo koranit të Ohrit, belushkës dhe ngjalës.

Sipas shoqatës, baza e peshkimit është duke u zhvilluar para miratimit të Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit si monument natyre, i cili do të përcaktojë zona të ndryshme mbrojtëse dhe aktivitete të lejuara në secilën prej tyre, përfshirë edhe peshkimin.

“Pavarësisht se ligji kërkon që koncesionet të jenë në përputhje me terrenet e peshkimit, është shpallur një thirrje publike për Liqenin e Ohrit dhe është përzgjedhur një koncesionar peshkimi para se të miratohen vendet e peshkimit”, thekson Fronti 21/42.

Nga Iniciativa Qytetare “Ohri SOS” thonë se problem nuk është vetëm koncesioni, por problem shumë më i madh është Baza e re e Peshkimit për Liqenin e Ohrit 2023 - 2028, e cila është dashur të sigurojë mbrojtjen e stokut të peshkut. Në vend të kësaj, stoku i peshkut është rishkruar kryesisht nga baza e mëparshme e peshkimit 2017 - 2022 dhe megjithëse njeh kërcënimet dhe tregon se popullatat e troftës po pakësohen dita-ditës, nuk ka kufizime përveç atyre standarde, për të mos peshkuar në vende të caktuara nga nëntori deri në mars. Belushka (Salmo ohridanus) as që përmendet si specie e rrezikuar.

Për më tepër, “Ohri SOS” për MIA-n thotë se kuota e lejuar e kapjes për Salmo letnica është rritur nga 2000 në 3000 kilogramë në vit, zona Kalishtë – Biser është hequr nga lista e vendeve specifike të pllenimit apo ruajtjes së vezëve të peshkut, që nënkupton se këtu do të jetë i lejuar peshkimi pa kufizime. Nga ana tjetër, Plani Strategjik i Rehabilitimit parashikon ndalimin e menjëhershëm të kapjes së salmonideve deri në sigurimin e popullatave të qëndrueshme, por kjo nuk reflektohet fare as në Bazën e Peshkimit dhe as në koncesion.

Нивото на водата во Охридското Езеро денеска се наоѓа на котата од 693,17 метри надморска височина, што е за 24 сантиметри пониско од просекот за февруари.

Ata i dorëzuan Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, të mbajtur të mërkurën, një propozim për të shtuar në rendin e ditës një pikë kushtuar “Bazës së vendeve të peshkimit në ujërat e Liqenit të Ohrit dhe pellgut të liqenit për periudhën 2023 - 2028”.

Ata pretendojnë se dokumenti nuk është në përputhje me zonat e përcaktuara sipas Studimit për Valorizimin e Liqenit të Ohrit - Monument i Natyrës i cili tashmë është miratuar - ai duhet të përafrohet me Planin Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit 2023 - 2030 i cili gjithashtu është miratuar dhe i cili parashikon "Ndalimin e plotë të peshkimit të llojeve kryesore të peshqve prioritare me theks të veçantë koranin dhe belushkën (Salmo letnica dhe Salmo ohridanus)" derisa të krijohen popullata të qëndrueshme, me përcaktim urgjent për të përmbushur "Bazën e bërë të peshkimit për liqenin e Ohrit me ndalimin e kapjes së llojeve kryesore të peshqve".

Duke pasur parasysh që baza e peshkimit tashmë është miratuar dhe koncesionari është zgjedhur javën e kaluar, ne po përballemi me një mospërputhje kohore e cila ka shumë të ngjarë të rezultojë në kapjen dhe peshkimin e specieve salmonide që është në kundërshtim me masat e rehabilitimit që duhet të merren si kritere parësore, duke pasur parasysh situatën me trashëgiminë natyrore.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, procedura për dhënien e koncesionit është në vazhdim.

“Procedura për dhënien e koncesionit të peshkut për peshkim komercial dhe organizimin e peshkimit rekreativ në liqenin e Ohrit është në vazhdim. Detyrimet për grumbullimin, sasitë dhe kapjen e peshkut të koncesionarit të ardhshëm do të përcaktohen në marrëveshjen e koncesionit pas përzgjedhjes së koncesionarit”, është qëndrimi i Ministrisë.

Mospërfillja e shkencës

Një problem shtesë është se, edhe sikur të imponohet si rregull, ka përplasje të kompetencave të caktuara, organet kanë qëndrime të kundërta për çështje të caktuara, vendimet zbatohen në mënyrë selektive, faji kalon mes institucioneve...

Vlerësimi i ekspertëve është se nëse funksioni parësor i Koncesionarit është mbrojtja dhe promovimi i stokut të peshkut siç thuhet në të gjitha dokumentet zyrtare, dhe jo ekskluzivisht përfitimi material nga përdorimi i stokut të peshkut, atëherë Koncesioni i stokut të peshkut është një përfitim.

Zoran Spirkoski, ekspert i akuakulturës dhe ish-drejtues i Departamentit për peshkim të aplikuar në Institutin Hidrobiologjik në Ohër, thotë se koncesioni duhet të shpallet në bazë të paracaktuar të peshkimit me dispozita përkatëse, nga masat e përcaktuara të peshkimit, përmes masave mbrojtëse, deri te kuotat për çdo lloj peshku që kapet.

Problem shtesë është se ka pesë vite që nuk ka pasur stoqe artificiale të Liqenit të Ohrit me speciet endemike të troftës së Ohrit. Programi i peshkimit dhe akuakulturës përmes të cilit u krye stokimi u miratua në fillim të janarit, i cili përkoi me fillimin e vjeljes së peshqve seksualisht të pjekur, të nevojshëm për vezët. Si rrjedhojë, ka parregullsi në procedurën e tenderit, gjegjësisht thirrjes publike, për shkak të konkurrencës së papërshtatshme, lëshime në procedurë dhe thjesht pamundësi fizike të vjeljes së peshkut gjatë periudhës kohore natyrale të lëshimit të vezëve.

Është një absurditet shtesë që thirrja për krijimin e vezëve artificiale jep si opsion për të aplikuar në tender subjekte krejtësisht të papërshtatshme, si p.sh. stabilimente të pllenimit të peshkut nga Gjevgjelia apo Kavadari, madje edhe nga jashtë.

Две години бргу ќе поминат...Тоа беа главно реакциите кај јавноста на одлуката на Комитетот за Светско наследство при Организацијата на ОН за образование, наука и култура на продолжената 44-т

“Një nga qëllimet themelore për të cilin u krijua Instituti Hidrobiologjik është mbrojtja e llojeve endemike të peshqve në liqenin e Ohrit. Është obligim i shtetit që të trajtojë peshqit në liqenin e Ohrit si pasuri kombëtare. Tani gjithçka është lënë pas dore dhe për këtë jemi në një situatë të tilla. Ky është mosrespekt i mirëfilltë të shkencës”, thotë Spirkoski.

Sipas rregulloreve aktuale ligjore, është planifikuar të themelohet një organ menaxhues për Liqenin e Ohrit, i përbërë nga përfaqësues të tri komunave nga ana maqedonase e liqenit, i cili duhet të miratojë më tej planet dhe të vendosë për thirrjen për koncesione. Ky organ drejtues duhet të ketë edhe grupin e vet teknik të përbërë nga ekspertë.

“Me Shqipërinë është nënshkruar një memorandum për peshkimin, por nuk janë krijuar ato grupe teknike që duhet të ishin pjesë e atij bordi. Një tjetër absurditet është se, nuk mund të përgatitet një bazë peshkimi pa respektuar palën shqiptare, sepse liqeni është një dhe i njëjti”, është deçiziv Spirkoski.

Për sa kohë që subjektet e përfshira në problemin përkatës, organet shtetërore, institucionet, shërbimet, si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar, nuk do të fillojnë të zbatojnë detyrimet dhe kompetencat e tyre, peshkimi i tepruar dhe i pakontrolluar do të vazhdojë dhe kjo do të sjellë pasoja të padëshiruara, madje edhe në procesin e pakthyeshëm të shfarosjes fizike të specieve endemike të peshqve nga Liqeni i Ohrit.

Gjendja e stokut të peshkut të liqenit është një nga faktorët që do të kontribuojë që rajoni dhe liqeni të kalojë në listën e vlerave natyrore dhe kulturore botërore në rrezik. Ohri dhe Liqeni nuk do të humbasin statusin e UNESKO-s, vlera e tyre universale nuk vihet në dyshim. Megjithatë, realiteti përkon me bindjen gjithnjë e më të theksuar të shoqatave mjedisore, aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit, se duke e zhvendosur liqenin dhe rajonin në listën e thesareve botërore në rrezik, do të aktivizohen mekanizma dhe fonde të caktuara për mbrojtjen më të madhe të tyre nga faktorët që çojnë rrezikimin e tyre.

Aleksandar Baçiq

Foto: Arkivi i MIA-s, Arkiv Privat, Fejsbuk

Me këtë artikull MIA i bashkohet fushatës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti për Studime të Komunikimit e realizon në bashkëpunim me mediat, në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike.

QËNDRONI TË LIDHUR