• e martë, 08 tetor 2024

Tripunovski: Ministria e Bujqësisë po zgjidhë probleme shumëvjeçare të bujqve

Tripunovski: Ministria e Bujqësisë po zgjidhë probleme shumëvjeçare të bujqve

Manastir, 19 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me organizatën FAO do ta zgjidhin pronësinë privato-publike për menaxhim dhe sundim më të mirë me tokën bujqësore në Pellagoni.

Para bujqve të Pellagonisë, ministri Cvetan Tripunovski sot paralajmëroi se procesi për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar do të përshçejtohet dhe në interes të bujqve.

"Fillon zgjidhja e problemit shumëvjeçar për bujqit nga Pellagonia, përkatësisht rreth 2000 bujq të cilët me denacionalizim morën tokë bujqësore me të cilën për momentin disponon ZIK Pellagonia. me këtë aktivitet do të zgjidhet ky problem dhe bujqit do të mund ta kenë në posedim tokën, e me atë edhe të jenë shfrytëzues të të gjitha masave dhe provilegjeve që i ofron shteti. Së bashku me FAO-n parapamë afat të caktuar për aktivitetet të cilat së bashku me administratën e MBPEU-së dota përshpejtojmë këtë proces dhe problem i cili vite të tëra qëndron si situatë e hapur", theksoi Tripunovski.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave konfirmuan se në dy muajt e fundit janë paguar rreth 15 milionë euro subvencione, ndërsa me ribalancin janë siguruar plotësisht 20 milionë euro të cilat me dinamikë adekuate do t'u paguhen të gjithë bujve me çka të gjitha subencionet përfundimisht me vitin 2023 do të paguhen.

Në deklaratë për mediumet, minsitri Tripunovski i bbëri thirrje Prokurorisë publike të mos heshtë për lëndët që janë procesuar, dhe siç tha, u bën thirrje qytetarëve të jenë partnerë me ta në përballjen me krimin. Në MBPEU do të zhvillohen procedura edhe për persona të punësuar në minsitri të cilët e kanë shkelur ligjin, theksoi Tripunovski.

Në punëtorinë në Manastir, përveç ministrit Tripunovski, folën edhe kryetari i komunës, Toni Konjanovski dhe Martin Hartvigsen, personi kryesor teknik dhe nëpunës për tokë nga zyra rajonale e FAO-s për Evropë dhe Azi Qendrore. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR