• e diel, 22 dhjetor 2024

Trendafillov: Ministrja e Punës ta vendos nënshkrimin në akt-vendimin për kryetar të ri të LSM-së

Trendafillov: Ministrja e Punës ta vendos nënshkrimin në akt-vendimin për kryetar të ri të LSM-së

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov sot i bëri apel minisres së Punës dhe Politikës Sociale të vendos nënshkrim në akt-vendimin me të cilin duhet të regjistrohet në Regjistrin Qendror si kryetar i ri i LSM-së.

"Dëshiroj t'i bëj apel ministres së Punës dhe Politikës Sociale të mos ndërhyjë në punët e brendshme të sindikatave. Kongresi i LSM-së të premten pati seancë në të cilën në mënyrë unanime u zgjodha kryetar i LSM-së. Në pajtim me Statusin e LSM-së, Kongresi është organi më i lartë i cili shkarkon dhe emëron kryetarë të LSM-së. Kjo dje u konfirmua edhe nga përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Për fat të keq, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja janë mbi ligjet dhe mbi konventat e ONP dhe u duhet kohë të mendojnë se kush do të jetë kryetar i LSM-së", deklaroi Trendafillov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit në Ministrinë e Financave.

Ministrja, siç potencoi Trendafillov, duhet të krijojë politika në Ministri dhe t'i respektojë organet e sindikatave pavarësisht nëse bëhet fjalë për KSL, LSM, KOSM.

"I bëj apel ministres këtë ta bëjë që sot dhe të bëhet ndryshimi në Regjistrin qendror pasi akoma qëndron se kryetar është Darko Dimovski i cili ndërroi jetë. Shpresojmë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk do të jetë fajtori kryesor të mos paguhen pagat e të punësuarve në LSM në kushte kur negociojmë për rritjen e pagave në sektorin publik", tha Trendafillov.

Nëse kërkohet nevoja, shtoi Trendafillov, edhe njëherë do ta shtrojnë akt-vendimin në Ministri dhe atje edhe njëherë do ta bëjnë zgjedhjen, por atëherë do të kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres.

Trendafillov u zgjodh kryetar i ri në LSM të premten në Kongresin që u mbajt në Shkup. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar. Zgjedhja për kryetar të ri të LSM-së pasoi pasi pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 45-vjeçare ndërroi jetë kryetari i deriatëhershëm Darko Dimovski.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR