• e martë, 24 dhjetor 2024

Trençevska: Ueb faqja "Gjinia dhe mediat" do të jetë një mjet që duhet të kontribuojë për të fituar shumë beteja në luftën kundër dhunës me bazë gjinore

Trençevska: Ueb faqja

 

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - “Gjinia dhe mediat” titullohet ueb-faqja e re që u promovua sot në Shkup. Ajo, siç theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, do të jetë mjeti që duhet të kontribuojë në fitoren e shumë betejave në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale jemi të përkushtuar që të zhvillojmë dhe përmirësojmë politikat kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore”, tha ministrja.

Ajo theksoi se qëllimi është parandalimi dhe mbrojtja efektive e viktimave nga çdo formë e dhunës me bazë gjinore, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Faqja administrohet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, tregoi se qëllimi i ueb faqes është që të jetë qendër burimore për media, vend ku ata mund të gjejnë burime, informacione, lidhje për aspekte të ndryshme të çështjeve gjinore, përfshirë dhunën në bazë gjinore, por edhe një vend ku qytetarët mund të gjejnë lidhje dhe informacione të dobishme, duke përfshirë institucionet dhe organizatat nga të cilat mund të kërkojnë ndihmë në rast se i nënshtrohen dhunës me bazë gjinore.

Në veçanti shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, prej andej dhanë mendimet dhe propozimet e tyre për strukturën e burimeve që duhet të vihen në dispozicion të publikut në një vend, si dhe të organizatave civile, fokusi i të cilave janë çështjet gjinore", theksoi drejtori.

Ueb faqja është në dispozicion në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze. Është përshtatur për njerëzit me dëmtim të plotë ose të pjesshëm të shikimit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR