• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: SIDA janë partnerët tanë afatgjatë në fushën e promovimit të barazisë gjinore

Trençevska: SIDA janë partnerët tanë afatgjatë në fushën e promovimit të barazisë gjinore

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vizitë studimore në Stokholm të Suedisë, sot është takuar me përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - (SIDA), të cilët janë mbështetësit kryesorë të projektit "Shërbimet këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e perspektivës gjinore - (GEF)".

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të ndërsjellë si me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ashtu edhe me Sekretariatin për Çështje Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Trençevska gjatë takimit e theksoi rëndësinë e qëllimit të përgjithshëm të projektit të financuar nga SIDA, i cili ka për qëllim mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin e ligjit të BE-së për barazi gjinore", kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në takim u promovua edhe puna e sektorit për mundësi të barabarta pranë MPPS-së i cili përmes projektit “Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt menaxhimit transparent, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me Mbështetja e SIDA-s në bashkëpunim me UN Women hapi Qendrën burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor.

Qëllimi i kësaj qendre është të ndërtojë dhe forcojë kapacitetet e zyrtarëve administrativë për të krijuar dokumente strategjike që përfshijnë perspektivën gjinore në politika dhe buxhete.

Gjithashtu, theksohet në kumtesën, u theksua rëndësia e “Projektit rajonal për buxhetim të përgjegjshëm gjinor të vendeve nga Ballkani Perëndimor” dhe komponenti i bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të strategjive të përbashkëta për promovimin e barazisë gjinore në rajon. 

Në takim u theksua edhe vizioni për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme të SIDA-s në pjesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. ls/

Foto: MPPS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR