• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska: Që të ketë barazi gjinore duhet të punohet në eliminimin e dhunës

Trençevska: Që të ketë barazi gjinore duhet të punohet në eliminimin e dhunës

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Qëllimi ynë është sigurimi i parandalimit më të fuqishëm nga dhuna, sanksionimi i saj, por edhe puna me kryerësit e dhunës, me qëllim të eliminimit të mundësisë që të përsëritet vepra. Këtë e deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në promovimin e Fjalorit për dhunë në baza gjinore me ndërmjetësim të teknologjisë, të përgatitur në kuadër të fushatës, me qëllim të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes për dhunën, por, para së gjithash njohjes së dhunës. Ngjarja ishte në organizim të Zyrës së Fondit për Popullatën i Kombeve të Bashkuara - UNFPA.

U diskutua për dhunën digjitale në baza gjinore, për mekanizmat dhe sistemet e mbrojtjes për mbështetje, të cilat i ofron shteti përmes institucioneve, por edhe bashkëpunim me sektorin civil dhe organizatat ndërkombëtare.

Me zhvillimin e teknologjisë, tha Trençevska, informacionet përhapen shpejtë. Jemi dëshmitarë të keqpërdorimit të internetit dhe teknologjive digjitale për komunikim, për dhunën ndaj grave, gjuhës së urrejtjes, seksizmit, keqpërdorimit të fotografive dhe videove dhe falsifikimin e tyre. 

Xhon Kenedi Mosoti, drejtor i Fondit të Popullatës së KB-së për Maqedoninë e Veriut, theksoi se seriozisht e kuptojnë dhunën dhe kanë shumë fushata kundër dhunës, i falënderoi për mbështetjen në aktivitete, Ministrinë dhe Qeverinë, bashkëshorten e presidentit Pendarovski. 

Bashkëshortja e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgjievska, theksoi se dhuna në botën virtuale, edhe pse nuk është fizike, dhemb njëjtë dhe lën pasoja të përhershme. 

Ajo tha se shpeshherë shumë persona, veçanërisht të rinjtë, madje as nuk janë të vetëdijshëm për peshën e veprimeve në rrjetet sociale, ndjehen të lirë dhe të sigurt pas tastierës që ta shqetësojnë personin tjetër, duke diskriminuar, ofenduar, duke kryer dhunë, ndërsa kjo, siç theksoi, duhet të ndërpritet.

Gjorgjievska i falënderoi të gjithë të cilët haptas flasin për dhunën që u ka ndodhur dhe me këtë i inkurajojnë edhe viktimat e tjera që të mos shtypin dhe të mos jetojnë në frikë. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR