• e enjte, 04 korrik 2024

Trençevska: Pensioni do të paguhet në ditën e parë të çdo muaji

Trençevska: Pensioni do të paguhet në ditën e parë të çdo muaji

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Në ditën e parë të çdo muaji, pensioni do të paguhet me kohë dhe do të jetë i disponueshëm për çdo pensionist në vend, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska. 

Ajo njoftoi se më 6 shtator u caktua seanca konstituive e anëtarëve të grupit punues dhe aty do të diskutohet për të gjitha çështjet lidhur me pensionistët dhe me pensionin minimal. 

"Pagesa e parakohshme e pensioneve është bërë në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë, për të mos krijuar turma dhe për të mbrojtur shëndetin e pensionistëve gjatë Kovidit. Duke marrë parasysh se nuk kemi më pandemi të Kovidit, Asocioacioni i Bankave është tërhequr nga pagesa e parakohshme, por tashmë nga buxheti i shtetit,  në ditën e parë të çdo muaji në kohë do të paguhet pensioni", deklaroi Trençevska pas hapjes së kopshtit për fëmijë në Karposh 3, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. qa/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR