Trençevska: Përmes krijimit të politikave sociale kujdesemi për krijim të disa mundësive për pensionistët
- Kujdesi për pensionistët ddhe qytetarët tanë më të moshuar është shumë më i gjerë se vetëm një segment. ngritja e standardit jetësor të pensionistëve dhe krijimi i mundësisë për jetë më cilësore është e mundur vetëm nëse krijohen disa mundësi në sfera të ndryshme të jetesës shoqërore, tha sot minsitrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në dorëzimin zyrtar të lejes për shërbim social - Qendër ditore për qëndrim të personave të moshuar me plakje aktive në Kriva Pallankë.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:07, 28 gusht, 2023
Kriva Pallankë, 28 gusht 2023 (MIA) - Kujdesi për pensionistët ddhe qytetarët tanë më të moshuar është shumë më i gjerë se vetëm një segment. ngritja e standardit jetësor të pensionistëve dhe krijimi i mundësisë për jetë më cilësore është e mundur vetëm nëse krijohen disa mundësi në sfera të ndryshme të jetesës shoqërore, tha sot minsitrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në dorëzimin zyrtar të lejes për shërbim social - Qendër ditore për qëndrim të personave të moshuar me plakje aktive në Kriva Pallankë.
Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), shtoi, jemi njejtë të përkushtuar në të gjitha segmentet dhe qëllimi ynë është të krijojmë kprnizë për socializim më të madh, jetë aktive dhe sa më shumë prëfshirje të kësaj kategorie në shoqëri.
Komuna e Kriva Pallankës sot u bë me qendër moderne që do t'i prëgjigjet nevojave të qytetarëve.
Projekti është në vlerë prej 5,7 milionë denarëve, të siguruara përmes projektit për përmirësim të shërbimeve sociale të MPPS, një pjesë e bashkëfinancon edhe komuna.
Kryetari i Komunës, Sashko Mitovski tha se Komuna e Kriva Pallankës është shembull për punën në sferën e sociales, një nga komuant e para me Këshill të formuar lokal për mbrojtje sociale dhe plan të miratuar social për periudhën 2021/2024 i cili i locon, harton dhe punon në vazjdimësi në zgjidhjen e problemeve nga sfera sociale e të gjitha kategorive të qytetarëve të rrezikuar social.
Komuna e Kriva Pallankës, shtoi, përgatiti edhe projekt për ndërtim të Shtëpisë për persona të moshuar, vazhdimisht jemi në korelacion me planet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Soiale dhe i njejti tashmë është vendosur në programin e Ministrisë.
Sekretari i Degës komunale të Kruqit të Kuq - Kriva Pallankë, Darko Peshovski, në emër të organizatës - ofrues i shërbimeve, tha se plakja është privilegj të cilin nuk e kanë shumica. ab/
Foto: МPPS