• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Përfshirja e fëmijëve në kopshte 48 për qind, deri në vitin 2028 do të arrijë 70 për qind  

Trençevska: Përfshirja e fëmijëve në kopshte 48 për qind, deri në vitin 2028 do të arrijë 70 për qind  

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Jovanka Trençevska, sot informoi se kanë për qëllim që deri në vitin 2028, 70 për qind të fëmijëve të përfshihen në kopshte.

"Në vitin 2017, kur u formua Qeveria e LSDM-së, mbulimi i fëmijëve në kopshte ishte nga 25 deri në 27 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve të përfshirë në kopsjhte. Sot, kjo përqindje është 48 dhe do të rritet në mënyrë plotësuese me kopshtet që presin hapjen. Targeti ynë është që deri në vitin 2028 ajo përqindje të rritet në 70 për qind e fëmijëve të përfshirë në arsimin parashkollor dhe sigurisht që ky numër të rritet", u përgjigj Trençevska në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Klubin e deputetëve.

Sa i përket listave të pritjes për pranim në çerdhe, ajo tha se është më kritike në komunat e Shkupit.

"Në të gjithë territorin e vendit nga viti 2017 e deri më sot janë ndërtuar 84 kopshte me një mbulim të përgjithshëm prej mbi 8000 fëmijëve. Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria ka ndarë katër milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja në komunat Butel, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Karposh", nënvizoi Trençevska.

Nga viti 2018 e deri më sot, në institucionet publike të fëmijëve janë punësuar gjithsej 2.881 persona, ndërsa numri i kujdestarëve dhe edukatorëve të licencuar gjatë kësaj periudhe ka qenë 740 persona. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR